Ndërlidhjet

Paris-Aksidenti i trenit nuk u bë nga gabimi njerëzor


Francë - Ekipet shpëtimtare punojnë në vendin e ngjarjes ku u përplas treni i shpejt, 12Korrik2013
Francë - Ekipet shpëtimtare punojnë në vendin e ngjarjes ku u përplas treni i shpejt, 12Korrik2013
Ministri francez i transportit ka hedh poshtë mundësinë që “gabimi njerëzor” ka shkaktuar daljen nga binarët të trenit në Francë të premten mbrëma.

Të paktën 6 persona kanë vdekur dhe 8 të tjerë janë lënduar rëndë, kur treni i shpejtë që bartte 385 udhëtarë, doli nga binarët në një paralagje të Parisit.

Dhjeta njerëz janë lënduar në këtë incident në qytezën Bretigny-sur-Orge, që gjendet 20 kilometra nga Parisi, mbrëmë vonë.

Ministri i Transportit Frederic Cuvilier i tha radios parisiene RTL të shtunën se forcat e rendit po hetojnë nëse një defekt në binarë kishte qenë shkaku i përplasjes së trenit.

Cullivier tha se treni ishte duke udhëtuar më 137 km/h kur është përplasur.

Ky aksident në të cilin treni është përplasur në platformën e një stacioni, përshkruhet si incidenti më i rëndë hekurudhor në Francë në 25 vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG