Ndërlidhjet

Defekti në binarë aksidentoi trenin në Paris


Paris - Ekipet policore hetuese, analizojnë vendin e ngjarjes ku është përplasur treni i shpejtë, 13Korrik2013

Paris - Ekipet policore hetuese, analizojnë vendin e ngjarjes ku është përplasur treni i shpejtë, 13Korrik2013

Kompania kombëtare franceze e hekurudhave (SNCF) njoftoi të shtunën se përplasja e trenit në Paris, sipas të gjitha gjasave është shkaktuar nga një defekt në binarë.

Një zyrtar i SNCF Pierre Izard, i tha sot gazetarëve se hetuesit kanë zbuluar që një shufër e hekurit që lidhte binarët ishte shkëputur.

Të shtunën paradite, ministri francez i transportit ka hedh poshtë mundësinë që “gabimi njerëzor” të ketë shkaktuar daljen nga binarët të trenit, që la të vdekur 6 persona dhe 8 të tjerë të lënduar rëndë, kur treni i shpejtë që bartte 385 udhëtarë, doli nga binarët.

Dhjeta njerëz janë lënduar në këtë incident në qytezën Bretigny-sur-Orge, që gjendet 20 kilometra nga Parisi, të premtën mbrëma.

Treni ishte duke udhëtuar 137 km/h kur është aksidentuar.

Ky aksident në të cilin treni është përplasur në platformën e një stacioni, përshkruhet si incidenti më i rëndë hekurudhor në Francë në 25 vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG