Ndërlidhjet

Iraku thotë që s'ndal dot Iranin që armatos Asadin


Ilustrim
Ilustrim
Ministri i jashtëm irakian thotë se shteti nuk po arrin të parandaloj Iranin që të dërgoj armë në Siri përmes hapësirës së saj ajrore.

Në një intervistë për Asharq al-Awsat, një gazetë pan-arabe, ministri Hoshyar Zebari tha se Iraku “denon transferin e armëve përmes hapësirës sonë ajrore, dhe do të informojmë Iranin edhe formalisht për këtë ankesë tonën. Mirëpo, ne nuk e kemi atë aftësi që të parandalojnë këtë gjë”.

Irani është aleatja kryesore e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad, i cili është përfshirë në një konflikt të përgjakshëm me kundërshtarët e tij politik dhe kryengritësit.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Assadit që të jap dorëheqje.

Washingtoni zyrtar ka ftuar edhe Bagdadin që të ndalojë fluturimet iraniane për në Siri.
XS
SM
MD
LG