Ndërlidhjet

Opozita gjermane: Qeveria inefikase ndaj spiunimit amerikan


Llogoja e Partisë Social-Demokrate të Gjermanisë (Ilustrim)
Llogoja e Partisë Social-Demokrate të Gjermanisë (Ilustrim)
Opozita në Gjermani ka kritikuar zyrtarin më të lartë të sigurisë së shtetit lidhur përpjekjet e tij që të sigurojë informata rreth programit të vëzhgimit amerikan, duke theksuar se ka bërë shumë pak progres gjatë vizitës së tij në Washington.

Ministri i brendshëm Hans-Peter Friedrich është takuar me kryeprokurorin amerikan Eric Holder dhe nënpresidentin Joe Biden të premtën në Shtetet e Bashkuara.

Ministri gjerman ka thënë se takimet ishin të mira ndërsa ka nënvizuar nevojën për të parandaluar sulmet e rrjedhjes së informatave private.

Sipas tij, programet amerikane kanë për qëllim një “cak shumë specifik” të luftimit të terrorizmit, e jo të dhënat private të përdoruesve të internetit.

Gjermanët janë të ndieshëm për çështjen e mbrojtjes së të dhënave persoanle.

Opozita po sulmon kancelaren Angela Merkel për këtë temë, në prag të zgjedhjeve të shtatorit, por, sipas sondazheve nuk ka shenja se popullariteti i saj po bie, për shkak të këtij skandali.

Një zyrtar i lartë opozitar i Partisë Social-Demokrate Thomas Oppermann shkroi të shtunën në rrjetin social Twitter se ministri i brendshëm Friedrich “është refuzuar ftohësisht nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa i ka falënderuar ata për këtë gjest”.
XS
SM
MD
LG