Ndërlidhjet

Kalabri - Kapet bosi i Ndrangheta-s Pietro Labate


Ilustrim
Ilustrim
Arrestohet bosi i mafiasë italiane Pietro Labare, që është konsideruar si njëri ndër të arratisurit më të rrezikshëm në këtë shtet.

Policia lajmëroi të shtunën se pas dy vjetësh në arrati kanë arritur të prangosin kryeshefin e nëntokës në pjesën jugore të Italisë.

62 vjeçari Labata, i sindikatës mafioze Ndrangheta “është kapur në Reggio Calabria, pas një hetimit të gjatë nga shërbimet anti-mafia”, njoftoi policia përmes një komunikate.
Në korrik të vitit të kaluar një gjykatë e ka dënuar atë me 20 vjet burg, për zhvatje.

Labate, është shtuar në listën e italianëve më të kërkuar, pasi arriti që t’i shpëtojë arrestimit në prill të vitit 2011.

Ndrangheta është një prej katër sindikatave të krimit në Italit.

Ky grup mafioz dyshohet se merret kryesisht me shitje të armëve dhe trafikimit të kokainës, ndërsa vlerësohet se në vit fiton biliona euro nga ky “biznes”.
XS
SM
MD
LG