Ndërlidhjet

logo-print

17 vdesin nga aksidenti i autobusit afër Moskës


Ilustrim

Ilustrim

17 veta janë vrarë dhe më se 20 të tjerë janë lënduar kur të shtunën autobusi me të cilin po udhëtonin është aksidentuar me një kamion në rrethinë të Moskës, njoftojnë autoritetet ruse.

Policia shpjegoi se aksidenti ka ndodhur kur kamioni që po bartte zall, ishte përmbysur në rrugë duke goditur autobusin.

Ministria e brendshme e Rusisë tha se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë.

Agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti njotfton se autobusi – i cili po qarkullonte në linjën e rregullt Podolsk-Zhokhovo në rajonin e Moskës-është ndarë përgjysmë nga fuqia e goditjes.
XS
SM
MD
LG