Ndërlidhjet

logo-print

Belfast, 30 policë lëndohen nga protestantët


Ilustrim

Ilustrim

Më shumë se 30 policë janë lënduar gjatë trazirave të dhunshme në Irlandën Veriore, që u shkaktuan nga parada tradicionale e ditës së portokalltë, njoftojnë autoritetet.

11 njerëz janë arrestuar gjatë së shtunës, kurse policia ka dërguar edhe 400 forca shtesë në Belfast pas përleshjeve mes forcave të rendit dhe protestantëve.

Mijëra protestantë pro-britanik, marshojnë çdo vit në këtë vend, që është pikë e nxehtë e dhunë sektariane, meqë katolikët, shumica e të cilëve favorizojnë bashkimin e Irlandës, e shohin paradën si provokim.

Përleshjet nisën të premtën mbrëma gjatë marshimit të protestantëve për të shënuar fitoren e tyre ndaj mbretit katolik që kishte ngjarë para tre shekujve.
XS
SM
MD
LG