Ndërlidhjet

Tetë deputet të Serbisë vizitojnë Kosovën


Ilustrim
Ilustrim
Tetë deputetë të Kuvendit të Serbisë kanë vizituar sot pasdite komunën e Shtërpce, ndërsa nesër pritet të vazhdojnë tutje vizitën në manastire ortodokse, lajmëroi shefi i zyrës për Kosovën në Graçanicë, Branimir Stojanoviq.

Sipas Stojanoviq, deputetët do të vizitojnë gjatë ditës së sotme edhe ski qendrën në Brezovicë dhe malet e Sharrit.

Ai tha për mediet serbe, se ligjvënësit serb do të udhëtojnë të dielën për në Zoçishte, dhe Hoçë të Madhe.
XS
SM
MD
LG