Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt - Prokuroria heton ankesat kundër Morsi


Ilustrim

Ilustrim

Prokuroria në Egjipt po heton ankesat kundër presidentit të përmbysur islamist Mohamed Morsi, përfshirë ato të spiunimit, nxitjes së dhunës dhe shkatërrimin e ekonomisë.

Zyra e prokurorit publik lajmëroi të shtunën se ka pranuar dhjeta ankesa kundër Morsi, dhe tetë figurave tjera politike të liderëve islamist që janë pjesë e Vëllezërisë Myslimane, përfshirë liderin e kësaj partie, Mohamed Badie.

Ankesat llogariten si hapi i parë i një procesi penal, dhe iu lejojnë prokurorëve që të nisin hetimet që mund të çojnë në ngritjen e një aktakuze.

Në ndërkohë, ligjvënësit e dhomës së epërme të Parlamentit të shpërndarë të Egjiptit, kanë kërkuar të shtunën që ushtria të rikthej në pushtet Morsin.

Ky i fundit mbahet nën mbikëqyrjen e ushtrisë prej 3 korrikut, ndërsa nuk dihet saktësisht se ku është.

Mohamed Morsi nuk është akuzuar ende për asnjë vepër kriminale, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania ka bërë thirrje që ai të lirohet.
XS
SM
MD
LG