Ndërlidhjet

Ish-kryeministri çek pranon aferën me asistenten


Pragë -- Ish-kryeministri i Çekisë Petr Necas

Pragë -- Ish-kryeministri i Çekisë Petr Necas

Ish-kryeministri konservativ i Çekisë Petr Necas ka pranuar se ka një lidhje dashurie me asistenten e tij, arrestimi i së cilës nën akuzat për spiunim ilegal dhe korrupsion ka çuar në rrëzimin e qeverisë muajin e kaluar, shkruajnë mediet të shtunën.

Asistentja e tij, Jana Nagyova, është në mesin e njerëzve të akuzuar për vëzhgimin ilegal të gruas së Necas, dhe për korruptimin e deputetëve të rrebeluar kundër kryeministrit vitin e shkuar.

“Unë jam në lidhje me Jana Nagyova. Është një marrëdhënie e shëndosh, të cilën do ta thellojmë edhe më tej në të ardhmen”, ka thënë 48 vjeçari Necas në një intervistë për gazetën Pravo, kur është pyetur për jetën e tij private.

Necas tashmë ka nisur procedurat e divorcit me gruan e tij.

Nagyova dhe gjashtë të dyshuar të tjerë, janë në paraburgim tash e një muaj, prej se 400 policë kanë bastisur qeverinë, shtëpitë dhe zyrat private të tyre, në një operacion i cili llogaritet të jetë më i madhi që prej rrëzimit të komunizmit në këtë shtet në vitin 1989.

Prej rrëzimit të qeverisë së Necas, kriza politike në këtë vend ende nuk është zgjidhur, ndërsa analistët dyshojnë se ajo mund të zgjidhet në një afat të shpejt.
XS
SM
MD
LG