Ndërlidhjet

Policia turke shpërndan me gazlotsjellës protestën


Ilustrim

Ilustrim

Policia turke ka përdorur topat e ujit dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë të shtunën mijëra protestues, në kohën kur grupe të ndryshme bëheshin gati që të marshojnë në parkun Gezi.

Demonstratat ishin thirrur kundër një ligji të sponsoruar nga qeveria i cili ua mori lejen e të qenit autoritet në planifikimin urban, asociacionit të arkitektëve dhe inxhinierëve, që ishte i përfshirë në protestat anti-qeveritare.

Parku Gezi ka qenë vendngjarja e protestave disa javëshe në Turqi, kundër qeverisë.

Ajo që nisi si një protest e vogël kundër rizhvillimin të hapësirës së gjelbërt në këtë park të Stambollit, ka shkaktuar një valë gjithëpopullore të protestave muajin e shkuar kundër kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.

Ai është akuzuar nga kritikuar se po shndërrohet në një personalitet autoritativ, pasi ka një dekadë që është në pushtet.
XS
SM
MD
LG