Ndërlidhjet

Tenis - Martina Hingis në Hollin e të Famshmëve


Ilustrim

Ilustrim

Emri i Martina Hingis është vendosur në Hollin e Tenistëve të Famshëm.

32 vjeçja Hingis, e lindur në ish Çekosllovaki, por e shpërngulur në Zvicër si e vogël, është tenistja më e re ndonjëherë që është pjesë e panteonit të lojtarëve më të mirë të sportit të bardh.

Më të rinj se ajo për nga mosha ishin vetëm Tracy Austin, Bjorn Borg dhe Hana Mandlikova.

Hingis tha gjatë ceremonisë e cila u zhvillua të shtunën mbrëma në NewPort, të Rhode Island në Shtetet e Bashkuara, se fati i saj në tenis duket se ka filluar që në lindje, pasi e ëma ia kishte vënë emrin e lojtarës së famshme Martina Navratilova.

Hingis është bërë profesioniste në tenis që në moshën 14 vjeçe, dhe ka fituar katër tituj Grand Slam, 10 tituj në duble Grand Slam, ndërsa ka mbajtur vendin e parë në ranglistë për më se 200 javë, para se të 'pensionohej' nga sporti i bardhë kur ishte vetëm 22 vjeçe.
XS
SM
MD
LG