Ndërlidhjet

logo-print

Snowden ka informata shumë të dëshme për ShBA


Ilustrim

Ilustrim

Një gazetar që ka intervistuar Edward Snowden dhe që ka parë disa nga të dhënat e amerikanit të arratisur thotë se Snowden ka informata të cilat mund të bëhen “ankthi më i keq ndonjëherë” i Shteteve të Bashkuara nëse publikohen.

Glenn Greenwald, gazetar i “The Guardian” i cili ishte i pari që publikoi dokumentet e Snowden tha në një intervistë se “Snowden ka mjaft informata që t’i shkaktoj dëme të mëdha qeverisë së Shteteve të Bashkuara vetëm një minutë, një gjë që askush s’ka mundur kurrë ta bëjë”.

Duke folur për gazetën argjentinase “La Nacion”, Greenwald shtoi se Snowden ka vendosur që të zbuloj disa informata të cilat mund ta dëmtojnë Washingtonin.

Snowden, është duke qëndruar në zonën neutrale të aeroportit të Moskës për tri javë rresht, ndërsa ka thënë të premten se do të kërkoj azil në Rusi.

Shtetet e Bashkuara duan ta gjykojnë Snowden për spiunim.
XS
SM
MD
LG