Ndërlidhjet

500,000 njerëz evakuohen nga tajfuni Sulik në Kinë


Kinë - Ushtarët kontrollojnë barrierat detare, pak para arritjes së tajfunit Sulik në krahinën Zhejiang, 12Korrik2013
Kinë - Ushtarët kontrollojnë barrierat detare, pak para arritjes së tajfunit Sulik në krahinën Zhejiang, 12Korrik2013
Më se gjysmë milion njerëz në pjesën lindore të Kinës janë evakuar nga shtëpitë e tyre për shkak të tajfunit Sulik, për shkak të përmbytjeve të mëdha në këtë zonë.

Sulik u lëshua në brigjet e krahinës Fujian me erëra që arrinin shpejtësinë prej 118 km/h, njofton administrata meteorologjike e Kinës.

Mbi 500,000 njerëz janë evakuuar nga Fujian për në Zheijiang para se afrohet tajfuni në brigjet e bregdetit.

5,500 forca ushtarake janë dërguar në këtë zonë për të ndihmuar zhvendosjen e banorëve.

Agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua njofton se më se 31,000 anije janë kthyer në port për ankorim, kurse janë anuluar 20 fluturime.

Sulik ka sjell shira të mëdha në Xiamen, kurse sipas sinoptikëve vetëm për 24 orë, në këtë qytet portual ka rënë shi në vëllim prej 24 centimetra për metër katror.
XS
SM
MD
LG