Ndërlidhjet

India inauguron centralin e ri bërthamor


Ilustrim

Ilustrim

Është lëshuar në funksion të dielën centrali më i ri bërthamor i Indisë, pasi i njëjta është mbushur me karburant uraniumi.

Autoritetet njoftuan se ky central pritet të bëhet funksional në tërësi, dhe të prodhoj energji elektrika nga muaji gusht.

Kompletimi i impiantit në Kudankulam në pjesën jugore të shtetit Tamil Nadu, është shtyrë për një kohë të gjatë për arsye sigurie.

Protesta të shumta e kanë përcjell hapjen e këtij centrali, prej se në vitin 2011 në Japoni ngjau katastrofa bërthamore, nga rrjedhja në impiantin e Fukushimas.

India ka 20 centrale bërthamore në mbarë vendin, të cilat gjenerojnë 4,780 MW/h të energjisë elektrike.

Centrali i ri në Kudankulam pritet të prodhoj edhe 1,000 MW/h të tjerë.

Kooporata e Energjisë Bërthamore ka në plan të shtoj kapacitetet deri në 63,000 MW/h, me 16 reaktorë të rinj bërthamor deri në vitin 2032.

Konsumi i energjisë elektrike në Indi parashihet të dyfishohet për një periudhë 10 vjeçare.
XS
SM
MD
LG