Ndërlidhjet

Rusi, rrëzohet helikopteri lëndohen shtatë


Ilustrim
Ilustrim
Shtatë persona janë lënduar pasi helikopteri i tyre Mi-8T është rrëzuar, pak pasi është ngritur nga pista në Tomskaya Oblast të Rusisë.

Incidenti ka ndodhur të dielën në mëngjes, thonë autoritetet.

Helikopteri që i takon kompanisë Gazpromavia, kishte 14 pasagjerë në bord dhe tre anëtarë të ekuipazhit, në kohën kur është rrëzuar.

Katër të lënduar thuhet se janë në gjendje të rëndë.

Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror ka dërguar specialistët e saj për të hetuar këtë aksident.
XS
SM
MD
LG