Ndërlidhjet

logo-print

Putin çon në këmbë ushtrinë, urdhëron ushtrim masiv


Ilustrim

Ilustrim

Një ushtrim masiv i gatishmërisë së forcave ushtarake ka nisur në pjesën e largët lindore të Rusisë.

Presidenti Vlladimir Putin ka urdhëruar këtë manovër të befasishme, për të kontrolluar gjendjen e gatishmërisë së të gjitha forcave ushtarake ruse të qarkut lindor të armatës më 12 korrik.

Ky ushtrim besohet se është më i madhi ndonjëherë të kësaj natyre, prej periudhës post-sovjetike.

Ajo përfshinë manovra detare, njësitë bombarduese strategjike, njësitë e mbrojtjes raketore, njësitë taktike raketore, këmbësorinë dhe njësitë e blinduara.

Një numër i pacaktuar i njësisë strategjike Tu-95MS e bombardimeve bërthamore, është vënë në gjendje gatishmërie për sulm ushtarak, në një bazë ajrore në rajonin Amur.

Brigada e tankseve me mbi 100 njësi, ka udhëtuar 1,100 kilometra me hekurudhë nga Buryatia në Tsugol për të testuar terrenin në Chita Oblast.

Putin ka lajmëruar se do të shkoj personalisht për të marr pjesë në këtë ushtrim.
XS
SM
MD
LG