Ndërlidhjet

Lirohet Zimmerman, protesta gjithandej SHBA-së

  • RFE /RL

George Zimmerman

George Zimmerman

Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara ka liruar nga të gjitha akuzat të dyshuarin për vrasjen e një afrikano-amerikani të paarmatosur, në një gjykim i cili ka marr vëmendjen e opinionit të gjerë në Amerikë.

Një juri e përbërë vetëm nga femrat ka liruar të shtunën mbrëma George Zimmerman për vrasjen e shkallës së dytë të 17 vjeçarit Trayvon Martin në Sanford Florida, në shkurt të vitit 2012.

Zimmerman ka shtënë për vdekje në adoleshentin në vetëmbrojtje gjatë një përleshje.

Avokati mbrojtës i tij Mark O’Mara ka lavdëruar jurinë për verdiktin e dhënë në këtë rast.

"Është e qartë se ne jemi të lumtur me këtë rezultat. George Zimmerman nuk ka qenë asnjëherë fajtor për asgjë, përveç se ka mbrojtur veten në vetëmbrojtje. Jam i lumtur që juria e ka parë kështu rastin, dhe shpresoj se të gjithë ata që mendojnë – në veçanti ata që dyshonin në arsyet e George dhe dyshonin në prapavijën e tij – tani e kuptojnë se juria i dinte të gjitha këndet, dhe se e dinin që ai është i pafajshëm”, tha O’Mara.

Zimmerman përballej me një dënim që mund ta çonte për jetë në burg, nëse do të gjendej fajtor.

Martin ishte afrikano-amerikan, kurse Zimmerman është hispanik.

Por jo të gjithë janë të lumtur me këtë verdikt.

Saquan Jones, një kushëri i Martinit tha se është i befasuar me vendimin e jurisë.

"Familja ime do të jetë përjetë e shqetësuar emocionalisht. Kjo gjë nuk ka marr fund. Një gjë që ne duhet të bëjnë për të lehtësuar dhimbjen, apo të përpiqemi që të lehtësojmë dhimbjen tonë, është që të lutemi. Nuk mund ta besoj se kështu u vendos në gjykatë. Unë jam po aq dyshues si kurrë më parë. Jam i befasuar, nuk më besohet se kjo ka ndodh”, tha Jones.

Juria kishte peshuar vendimin për më se 15 orë, gjatë dy ditëve, para se të merr verdiktin për rastin.

Ky rast kishte ngritur dyshime nëse ka drejtësi për afrikano-amerikanët, dhe nëse Zimmerman kishte qenë cak i sulmit për shkak të përkatësisë së tij racore.

Pas nxjerrjes së vendimi, demonstrues të inatosur kishin marshuar në shumë qytete të Shteteve të Bashkuara, përfshirë San Francisko, Filadelfia, Çikago dhe Atlanta.

Në Oakland të Kalifornisë, demonstuesit kishin ngjyrosur me sprej disa makine, dhe kishin thyer dritare të shtëpive.

Policia në Los Angjelos kishte ngritur “alarm taktik në gjithë qytetin” si masë parandaluese, pasi protestuesit atje i kishin vënë flakën flamurit amerikan.(f.aliu)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG