Ndërlidhjet

Calderoli e quan ministren zezake "orangutane"


Itali - Pamje e përgjithshme e Senatit të Italisë (Ilustrim)

Itali - Pamje e përgjithshme e Senatit të Italisë (Ilustrim)

Një parlamentar i lartë i partisë anti-emigracion, Liga Veriore, e ka quajtur ministren e parë zezake “orangutane”.

Shtetasja italiane Cecile Kyenge, me prejardhje nga Republika Demokratike e Kongos, ka qenë cak i sulmeve të përsëritura raciste, prej se është emëruar ministre e integrimeve në muajin prill.

Zëvendëskryetari i Senatit të Italisë, Roberto Calderoli tha të shtunën, gjatë një fushate politike në qytetin verior Treviglio se “unë i dua kafshët – arinjtë dhe ujqit, siç e dinë të gjithë – por kur e shoh fotografinë e Kyenge, nuk mund të mendoj për gjë tjetër, edhe pse s’po them se ajo është, por më përfytyrohet si një orangutane”.

Ai tha se suksesi i Kyenge ka inkurajuar “emigrantët ilegal” që të duan të vijnë në Itali, dhe se ajo do të duhej të ishte ministre “në shtetin e saj”, raportojnë mediet lokale.

Ministrja e parë me ngjyrë në Itali është fyer shpesh nga grupet e djathta ekstreme si “Majmune Kongoleze”, “Zulu” dhe “anti-italianja e zezë”.
XS
SM
MD
LG