Ndërlidhjet

Vriten katër policë rus në Dagestan


Ilustrim

Ilustrim

Kanë policë janë vrarë në rajonin rus të përfshirë nga dhuna Dagestan të dielën, kur në makinën në të cilën udhëtonin është ka hapur zjarr, njoftuan hetuesit në vendngjarje.

Oficerët policor ishin rrugës për në fshatin Burshi, që është 100 kilometra në jug-perëndim të kryeqytetit Makhachkala të Dagestanit, kur automjeti i tyre është sulmuar nga dy persona.

Rrebelët luftojnë për një kohë në këtë rajon, në Kaukazin Verior, ndërmjet të Çeçenisë dhe detit Kaspik, në përpjekje për të krijuar një shtet islamist në Dagestan, ku popullata shumicë është myslimane.

Ky rajon ka tërhequr vëmendjen globale, pas shpërthimeve në maratonën e Bostonit gjatë muajit prill, në Shtetet e Bashkuara.

Një prej sulmuesve, Tamerlan Tsarnaev, ka udhëtuar në këtë shtet dhe ka qëndruar për gjashtë muaj i vitin e kaluar, për çka autoritetet amerikane dhe ato ruse po mundohen të gjejnë ndonjë lidhje mes tij dhe militantëve të Dagestanit.

Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin ka zbarkuar forca shtesë të sigurisë në këtë rajon, për të parandaluar çfarëdo sulmi gjatë lojërave olimpike që pritet të zhvillohen në muajin shkurt të vitit 2014, në ski qendrën Sochi.
XS
SM
MD
LG