Ndërlidhjet

Pakistan - Fluturakja pa pilot vret nëntë taleban


Pakistan - Një djalë i vogël mban fotografinë e një fluturake amerikane pa pilot (Ilustrim)

Pakistan - Një djalë i vogël mban fotografinë e një fluturake amerikane pa pilot (Ilustrim)

Të paktën nëntë militantë islamik pakistanez janë vrarë, në mesin e të cilëve dy të huaj, në rajonin tribal të pakontrollueshëm nga forcat e rendit të Pakistanit, njoftuan të dielën autoritetet.

Vrasja është kryer nga një fluturake amerikane pa pilot.

Sulmet me raketa të fluturakeve pa pilot, i kanë shkaktuar dëme të mëdha luftëtarëve taleban në zonat malore që shtrihen përgjatë kufirit me Afganistanin, duke shkaktuar nganjëherë edhe viktima në civilë.

Një ditë më parë, forcat amerikane kanë vrarë me aeroplan të tillë dy taleban që udhëtonin me motoçikletë në veri të Vaziristanit, njofton Reuters.

Mediet e kanë të vështirë të konfirmojnë dhe kontrollojnë informatat nga sulmet e aeroplanëve amerikan pa pilot, dhe për të parë nëse viktimat ishin civilë apo militant, meqë gazetarët e kanë pothuajse të pamundur që të kenë qasje në ato zona.
XS
SM
MD
LG