Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli dënon me nga 30 muaj burg dy zyrtarë të Hamasit


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë izraelite ka dënuar me nga 30 muaj burgim dy zyrtarë të lartë të Hamasit, të cilët ishin strehuar në zyrat e Kryqit të Kuq në Jerusalem, për më shumë se një vit e gjysmë.

Gjykata e Qarkut e Jerusalemit nxorri këtë verdikt pas një marrëveshjeje, ku ish-ministri palestinez për çështje të Jerusalemit Khaled Abu Arafeh dhe deputeti Mohamed Totah i Hamasit, kishin pranuar se ishin “anëtar të një organizate terroriste”, dhe se kishin qëndruar pa leje në Izrael.

Këta dy zyrtarët ishin barrikaduar brenda zyrave të Kryqit të Kuq ndërkombëtar, që gjendet në pjesën lindore të Jerusalemit, prej 1 korrikut 2010, derisa ishin arrestuar më 23 janar 2012.

Gjykata kishte marr këtë vendim të enjten, por tek të dielën kishte publikuar lajmin për dënimin e dy palestinezëve.

Hamasi ka 74 deputet nga 132 sa janë në Këshillin e Autoritetet Legjislativ të Palestinës, që gjendet në Ramallah.

12 ligjvënës janë arrestuar nga Izraeli, përfshirë edhe Totah.
XS
SM
MD
LG