Ndërlidhjet

Daçiq: Serbët në Kosovë të dalin në zgjedhje me një listë


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë, më 3 Nëntor, serbët duhet të marrin pjesë me “një listë të përbashkët”, e jo të paraqiten me më shumë parti.

Sipas tij, këto zgjedhje janë të rëndësishme, meqë pos tjerash, do të vendosin se kush do ta udhëheq edhe Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë.

Mëtutje, në një intervistë për televizionin beogradas, B92, ai e ka mbrojtur politikën e qeverisë së tij ndaj Kosovës.

“Serbia nuk do ta mbrojë me tanke Kosovën”, tha Daçiqi dher shtoi se “sikur këtë ta kishte dashur, do ta mbronte kur është shpallur pavarësia”.

Ai theksoi se tash Serbia ka ardhur në situatë ku “ose do ta humbim ardhmërinë tonë dhe të qëndrojmë në bajoneta, ose do ta zgjidhim këtë çështje në mënyrën më të padhimbshme”.
XS
SM
MD
LG