Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmet ajrore -16 të vrarë


Harta e një pjese të Pakistanit ku shihen rajonet fisnore
Harta e një pjese të Pakistanit ku shihen rajonet fisnore
Zyrtarët e sigurisë së Pakistanit thonë se së paku 16 militantë të dyshuar janë vrarë në rajonet fisnore afër kufirit me Afganistanin, gjatë fundjavës, nga sulmet ajrore pakistaneze dhe sulmi i ndarë amerikan me aeroplan pa ekuipazh.

Nga ky sulm me aeroplan pa ekuipazh u vranë së paku nëntë militantë të dyshuar, përfshirë edhe dy të jashtëm, në fshatin Mosaki në rajonin e Vaziristanit Verior.

Nga ana tjetër, aeroplanët e forcave ajrore të Pakistanit i kanë bombarduar disa baza të militantëve, herët ditën e Diel, duke i vrarë së paku shtatë kryengritës.

Në shënjestër të këtyre sulmeve ishin bazat e tyre në malet ndërmjet rajoneve fisnore Orakzai, Khyber dhe Kurram.
XS
SM
MD
LG