Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Aktivistët depërtuan në centralin atomik


Parulla e projektuar nga aktivistët e organizatës Greenpeace në centralin atomik në Tricastin të Francës

Parulla e projektuar nga aktivistët e organizatës Greenpeace në centralin atomik në Tricastin të Francës

Një duzinë e aktivistëve të organizatës Greenpeace, kanë depërtuar në centralin atomik Tricastin në pjesën juglindore të Francës.

Greenpeace dhe policia lokale thanë se aktivistët e kishin gjetur mënyrën për të depërtuar në central, që udhëhiqet nga kompanitë EDF dhe Areva, sot herët në mëngjes.

Greenpeace tha se grupi ka bartur pankarta në të cilat shkruante “Tricastin: një aksident atomik”? dhe “Francois Hollande: president i katastrofës”?

Në një deklaratë me shkrim të organizatës Greenpeace në Francë, thuhet se centrali Tricastin, që ndodhet 200 kilometra në veri të qytetit-port Marsej, është “njëri nga pesë centralet më të rrezikshme në Francë”.

Aktivistët e organizatës Greenpeace në mënyrë ilegale i kanë okupuar disa centrale atomike në Francë, për të theksuar atë që ata e shohin si rrezik të energjisë atomike dhe për të demonstruar mungesë të sigurisë.

Ministria e brendshme e Francës tha se aktivistët “nuk ishin në gjendje tu qasen hapësirave të ndjeshme të centraleve”.

Në vitin 2008, nga centrali Tricastin ka rrjedhur uranium, që i ka helmuar lumenjtë lokalë.
XS
SM
MD
LG