Ndërlidhjet

logo-print

Indonezi: Nga rrëmuja në takimin e boksit – 18 të vdekur


Ilustrim

Ilustrim

Në indonezi, raportohet se së paku 18 vetë kanë vdekur për shkak të rrëmujës gjatë një takimi kampional të boksit në provincën Papua.

Rrëmuja ishte krijuar kur mbështetësit e një boksieri që pësoi disfatë i filluan trazirat.

Pas panikut të krijuar, spektatorët filluan të kalojnë dhe të shkelin mbi njëri-tjetrin.

Këtë takim të boksit, mbrëmë vonë, e shikuan afro 1500 vetë.

Raportohet se dëshmitarët kanë thënë se vetëm dy nga daljet e stadiumit, funksiononin në rregull.

Policia dhe ushtria kishin ndërhyrë për ta ndalur përleshjen ndërmjet grupeve të simpatizuesve.
XS
SM
MD
LG