Ndërlidhjet

Gazetari: Snowden i ka kopjet e ndjeshme të inteligjencës


Gazetari Genn Greenwald
Gazetari Genn Greenwald
Gazetari i së përditshmes londineze, Guardian, Glenn Greenwald, i afërt me ish-kontraktorin e inteligjecës amerikane, Edward Snowden, tha se Snowden ka kopje të dokumenteve të ndjeshme lidhur me operimin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara.

Gjatë një interviste për agjencinë AP, gazetari Greenwald, tha se këto informacione mund të shfrytëzohen që dikush t’i kopjoj teknikat e vëzhgimit që përdoren nga kjo agjenci.

Greenwald tha se Snowden i ka “mijëra dokumente” që përmbajnë “instruksione bazike se si është e ndërtuar Agjencia Kombëtare e Sigurisë”.

Por, sipas tij, Snowden nuk dëshiron t’i bëjë publike këto dokumente për shkak të dëmit që mund ta shkaktojnë.

Snowden, që tash e tri javë po qëndron në aeroportin e Moskës, tha të Premten se ai synon azil të përkohshëm në Rusi.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka akuzuar Snowdenin për spiunim dhe dëshiron që ai të paraqitet para gjykatës amerikane.
XS
SM
MD
LG