Ndërlidhjet

logo-print

Daka i raporton Jahjages për 3 nëntorin


Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, 15 Korrik 2013

Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, 15 Korrik 2013

Kryetarja e Komisionit Qëndror Zgjedhor, Valdete Daka, e ka informuar presidenten e shtetit, Atifete Jahjaga, për rrjedhën e përgatitjeve të zgjedhjeve lokale në Kosovë të cilat tashmë është vendosur se do mbahen më 3 nëntor.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të presidencës së Kosovës ku thuhet se kryetarja e KQZ-së, Daka e ka informuar “presidenten edhe për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Leposavic, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut, për të cilat është arritur marrëveshja në Bruksel në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit të Serbisë.”

Presidentja Jahjaga kohë më parë e ka dekretuar 3 Nëntorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në tërë territorin e Kosovës.

Komunikata e Presidencës përfundon me përkrahjen që Zonja Jahjaga i ka dhënë procesit të zgjedhjeve, “në mënyrë që ato të jenë të lira, demokratike, të drejta dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare”.
XS
SM
MD
LG