Ndërlidhjet

Rohani premton se do e respektojë parlamentin


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Presidenti i sapo zgjedhur iranian, Hassan Rohani, ka premtuar se do të bashkëpunojë me parlamentin, duke përdorur kështu tone më pajtuese për dallim nga presidenti në largim, Mahmud Ahmadinexhad i cili ka qenë i njohur për konfliktet që i ka pasur me ligjvënësit.

Përgjatë një fjalimi që e ka mbajtur para pjesëtarëve të parlamentit, Rohani ka thënë se administrata e tij “nuk do të mendohet për konflikte me parlamentin, apo të mendoi që, mos e dhashtë Zoti, ta mashtroi parlamentin me statistika jo të sakta”.

Përgjatë mandatit të tij të dytë, Ahmadenixhad e kishte akuzuar kryetarin e parlamentit, Ali Larijani për korrupcion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare ndërsa pjesëtarët e kabinetit të tij janë përballur me procedura për largim nga puna.

Larijani e ka akuzuar Ahmadinexhadin për “sjellje të ngjajshme me ato të mafijas”.

Ligjvënësit e kanë kritikuar Presidentin në largim për implementim të reformave në subvencionim, diçka që ata thonë se ka nxitur inflacion.

Hassan Rohani, i cili fitoi rreth 51 përqind të votive në zgjedhjet presidenciale të 14 qershorit, do të inaugurohet më 3 gusht.
XS
SM
MD
LG