Ndërlidhjet

logo-print

Bangladesh: Dënohet lideri islamik për krime kundër njerëzimit

  • RFE /RL

Ghulam Azam

Ghulam Azam

Një gjykatë në Bangladesh e ka shpallur liderin e një partie islamiste si fajtor për krime të kryera gjatë luftës për pavarësi nga Pakistani në vitin 1971.

Gjykata që e shpalli fajtor, Ghulam Azam, është Tribunali Ndërkombëtar për Krime i krijuar nga qeveria e këtij shteti.

Kryeprokuror i Bangladeshit, M.K. Rahman, ju ka sqaruar gazetarëve vendimin e gjykatës në kryeqytetin, Dhaka.

Profesori Ghulam Azam, lideri i atëhershëm i Pakistanit lindor, është dënuar për përfshirjen e dyshuar të tij në krimet kundër njerëzimit. Ai është gjykuar për pesë akuza dhe të gjitha ato janë vërtetuar nga gjykata. Ai është shpallur fajtor në të pesë akuzat derisa tribunal ka ardhur në përfundim se ai e meriton vendimin për dënim me vdekje. Por, duke e pasur parasysh moshën dhe sëmundjet që i ka, atij i janë dhënë kushte të tjera të dënimit deri në 90 vjet apo mbajtje në burg deri në vdekje”, ka thënë kryeprokurori Rahman.

Prokurorët e Bangladeshit e kanë përshkruar 90 vjeçarin, Azam si “organizatorin” dhe “arkitektin” e masakrave dhe përdhunimeve të kryera nga paramilitarët që kanë luftuar kundër pavarësimit.

Prokurorët e kanë krahasuar atë me Adolf Hitlerin dhe kanë kërkuar dënimin me vdekje.

Përgjatë luftës për çlirim, Azam, e ka udhëhequr pjesën e shtetit që atëkohë i takonte Pakistanit lindor.

Ajo pjesë e territorit ishte përkrahëse e ushtrisë pakistaneze përgjatë konfliktit 9 mujor që ka përfunduar më 16 dhjetor 1971, kohën kur ushtria e Pakistanit është dorëzuar.

Qeveria e Bangladeshit vlerëson se ushtria pakistaneze dhe bashkëpunëtorët lokal kanë vrarë tre milion njerëz dhe kanë dhunuar rreth dyqind mijë gra. Këto të dhëna janë hedhur poshtë nga hulumtuesit e pavarur të cilët thonë se numri i të vrarëve dhe grave të dhunuara është më i vogël.

Përkrahësit e liderit islamik kanë protestuar të dielën pasi Tribunali paralajmëroi se do të ketë një vendim i cili do shpallet të hënën.

Ndërkaq përgjatë protestave të hënën ka pasur edhe përleshje mes protestuesve dhe policisë pasi këta të fundit intervenuan me plumba gome kundër rebelimit të përkrahësve të liderit islamik të dënuar.(a.haraqija)
XS
SM
MD
LG