Ndërlidhjet

Jacobson dhe Hasani promovojnë revistën "E Drejta"


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracy Ann Jacobson dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani kanë promovuar të hënën në Prishtinë revistën “E Drejta”.

Kjo revistë, u tha se paraqet inkurajim për komunitetin akademiko-shkencor nga fushat juridike, nga ku ata mund të ballafaqohen me trendët më të reja të zhvillimit të dijes në dy anët e Atlantikut.

Revista është botuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, kurse është mbështetur nga Qeveria Amerikane përmes USAID-it.

Revista për çështje juridike dhe shoqërore, “E Drejta”, e para e këtij lloji në Kosovë do të ketë qasje në ueb faqen e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Populli amerikan nëpërmjet USAID-it në Kosovë ka mbështetur jo vetëm këtë aktivitet të Gjykatës Kushtetuese por edhe dhjetëra programe të tjera, pa të cilat cilësia e punës së Gjykatës Kushtetuese do të ishte më e dobët se kaq”, ka thënë me këtë rast Enver Hasani.

Ndërkaq ambasadorja amerikane Jacobson ka deklaruar se Qeveria Amerikane dhe USAID-it do të vazhdojnë të mbështesin Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në zhvillimin e saj.

“Edhe pse Gjykata Kushtuese është vetëm 4 vjet e vjetër, sot në ueb faqen e saj qytetarët mund të lexojnë gazetën “ E drejta” ku mund të informohen për të drejtat e tyre në vend. Qeveria e SHBA-ve ka bashkëpunuar dhe do të vazhdojë të të bashkëpunojë për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë”, ka thënë Jacobson.

Kjo revistë është e publikuar në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht.
XS
SM
MD
LG