Ndërlidhjet

Rusia nuk i lejon hyrjen në Rusi një gazetari


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një gazetari të njohur opozitar nga Taxhikistani nuk i është lejuar hyrja në territorin rus pasi ka aterruar në aeroportin e Moskës, Sheremtyevo.

Zyrtarët e aeroportit i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se gazetarit, Dodojon Atovulloev, i është kërkuar që të blej biletë për tu kthyer në Pragë në Republikën Çeke, prej nga kishte fluturuar drejt kryeqytetit rus të hënën.

Të njejtit zyrtarë nuk e kanë sqaruar pse gazetarit nuk i është lejuar hyrja në Rusi.

Zëvendës kryeprokurori i Taxhikistanit, Abdurashid Kishvarzoda, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se autoritetet e këtij shteti nuk kanë asgjë të bëjnë me këtë situatë.

Atovulloev, i cili ka jetuar në Moskë për 20 vjet, e ka mbijetuar një sulm që dukej si përpjekje për vrasjen e tij, vitin e kaluar.

Ai është therë me thikë disa herë në një restaurant të Moskës.

Atovulloev beson se sulmi lidhet me punën e tij prej gazetari.

Ai është i njohur për raportimet kritike ndaj Presidentit të Taxhikistanit, Emomali Rahmon, dhe pjesëtarëve të familjes së tij.
XS
SM
MD
LG