Ndërlidhjet

Jahjaga takohet me ish kryeadministratorin, Petersen


Presidentja e Kosoves bisedon me ish PSSP, Soren Jessen Petersen, 15 Korrik 2013
Presidentja e Kosoves bisedon me ish PSSP, Soren Jessen Petersen, 15 Korrik 2013
Zhvillimet aktuale në Kosovë, zhvillimi ekonomik dhe investimet e huaja kanë qenë temat e diskutimit në mes të Presidentës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ish kryeadministratorit të UNMIK-ut nga viti 2004 deri në vitin 2006, Soren Jessen Petersen.

Presidenca kosovare njofton se zonja Jahjaga gjatë takimit ka thënë se “Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në të gjitha fushat dhe tha se me thellimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, posaçërisht në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, Kosova do të zhvillohet ekonomikisht dhe do të përafrohet më shumë me BE-në”.

Komunikata në fund thotë se ish PPSP në Kosovë, zotëri Soren Jessen Petersen e përgëzoi Presidenten Jahjaga për punën dhe angazhimin e saj në përfaqësimin e vendit dhe tha se Kosova ka shënuar përparime në të gjitha fushat e posaçërisht ka avancuar në agjendën e saj evropiane.
XS
SM
MD
LG