Ndërlidhjet

Nuk respektohen shenjat në Autostradë në Kosovë


Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit përgjatë Autostratës "Ibrahim Rugova" që lidh Kosovën dhe Shqipërinë.

Qysh nga lëshimi në qarkullim, sipas policisë, janë paraqitur disa dukuri negative siç janë vjedhja e rrethojës së Autostradës e cila ka mundësuar hyrjen e kafshëve të ndryshme brenda rrethojës dhe si pasojë e kësaj janë rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe kemi pasur disa aksidente të trafikut ku veturat janë përplasur me kafshë (qen endacak dhe kafshë të egra).

Veprimet e tilla jo ligjore paraqesin rrezik të madh për pjesëmarrësit në komunikacion në Autostradë.

Disa dukuri në të cilat kanë hasur patrullat policore të NJKA-së janë me sa vijon:

  • shëtitje e qytetarëve këmbë nëpër Autostradë;
  • shëtitja me biçikleta;
  • ndalje auto-stop;
  • futja e kafshëve për kullos në zonën e rrethuar;
  • kositja e barit në zonën e rrethuar;
  • qarkullimi me mjete bujqësore (traktor etj).

Më poshtë, publikojmë edhe disa fotografi të cilat Policia e Kosovës i ka dërguar përmes komunikatës, si veprime të ndaluara në Autostradë por të cilat nuk po respektohen nga disa qytetarë.

Kafshët në Autostradë (brenda rrethojës)

Shenjat e vendosura në hyrjet/kyçjet e Autostradës

Dëmtimi i rrethojës së Autostradës
Disa qytetarë duke kositur barin brenda rrethojës së Autostradës
Shëtitje me biçikleta ne Autostradë
  • 16x9 Image

    Zijadin Gashi

    Zijadin Gashi, i lindur më 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997, duke u angazhuar fillimisht nëpër mediat lokale. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001. Kryesisht ka mbuluar aktualitetin politik në Kosovë.

    Nga 1 shkurti 2016, është emëruar shef i Byrosë së Radios Evropa e Lirë, në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë.

XS
SM
MD
LG