Ndërlidhjet

Aktgjykimi për Bllacën shpallet të premten


Kosovë - Nazim Bllaca, agjent i vetëshpallur i Shërbimit Informativ të Kosovës (Ilustrim)
Kosovë - Nazim Bllaca, agjent i vetëshpallur i Shërbimit Informativ të Kosovës (Ilustrim)
Gjykata Themelore në Prishtinë pritet që të merr vendim këtë të premte në lidhje me rastin “Bllaca 3”, që për trajtim ka lëndën ndaj një ish- agjenti të vetdeklaruar të Shërbimit Informativ të Kosovës - SHIK, Nazim Bllaca.

Mbi të, rëndojnë disa akuza, përfshi edhe ajo për vrasje (të cilat i ka pranuar vet), mirëpo për shkak të rolit të tij si dëshmitar bashkëpunues në dy procese tjera të njohura si “Bllaca 1” dhe “Bllaca 2”, prokurori i rastit, Marucio Salustro ka kërkuar dënimin minimal.

Pas seancës së sotme gjyqësore, para mediave ka folur avokati Osman Havolli, i cili ka thënë se mbrojtja është e pajtimit me kërkesën e Prokurorit për shqiptimin e dënimit minimal.

Verdikti pritet të shpallet të premtën.
XS
SM
MD
LG