Ndërlidhjet

Snowden ende s’ka bërë kërkesë për azil në Rusi


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Autoritetet në Rusi kanë thënë se ende nuk e kanë marrë kërkesë për azil politik nga ish kontraktori i inteligjencës amerikane, Eduard Snowden.

Vladimir Volokh, udhëheqësi i Këshillit Publik i Shërbimit Federal të Migracionit të Rusisë, i ka thënë agjencisë ruse të lajmeve, Interfax se një aplikacion i tillë do të trajtohej për një periudhë në mes të tre dhe gjashtë muajve nga momenti kur të bëhej kërkesa.

Snowden është duke jetuar që tri javë në zonën e tranzitit në aeroportin e Moskës, Sheremetyevo.

Eduard Snowden, i cili ka zbuluar informata rreth programeve të përgjimeve amerikane, është takuar më 12 korrik me aktivistë të të drejtave të njeriut në aeroport.

Ai ka thënë se ka bërë kërkesë për azil në 21 vende, shumica prej të cilave ja kanë hedhur poshtë kërkesën.

Ai megjithatë thotë se i është ofruar azil i përhershëm në Bolivi, Nikaragua dhe Venezuelë, por ai nuk mund të udhëtoi drejt këtyre vendeve sepse SHBA-të ja kanë anuluar pasaportën.
XS
SM
MD
LG