Ndërlidhjet

logo-print

Limaj prap në arrest shtëpiak


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Ish ministri i transportit, Fatmir Limaj, vendoset sërish në arrest shtëpiak.

Vendimi është ri-marrë për tretën here me radhë pasditën e së hënës nga Gjykata e Apelit.

12 ditë më parë e njëjta gjykatë vendosi që Limajt, t’i ndërpritet arresti shtëpiak, mirëpo prokurori Maurizio Salustro, ishte ankuar.

Ankesa e Salustros ka rezultuar pozitive pasditën e së hënës duke e rikthyer në arrest shtëpiak.

Momentalisht Limaj është duke u gjykuar në dy raste të ndara, njëri për krime lufte kurse tjetri për korrupcion gjatë kohës sa ishte ministër i transportit dhe telekomunikacionit.
XS
SM
MD
LG