Ndërlidhjet

logo-print

Dagestan: Vritet i dyshuari për vrasjen e policëve


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një nga të dyshuarit për vrasjen e katër oficerëve policorë të republikës ruse të Kaukazit Verior, Dagestan, është qëlluar për vdekje.

Zyrtarët e policisë së këtij vendi kanë thënë se i dyshuari ka refuzuar të dorëzohet dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, pasi i është zbuluar vendodhja të hënën.

Personi në fjalë besohet se është pjesëtar i grupit që sulmuan me armë zjarri një veturë të policisë të dielën, në një fshat që gjendet 100 kilometra në jug-perëndim të kryeqytetit të Dagestanit, Makaçkala.

Katër policë e humbën jetën në vendin e ngjarjes.

Dagestani është një territor i përzier etnik, kryesisht i banuar nga myslimanët dhe gjendet në mes të Çeçenisë dhe Detit Kaspik.

Ky shtet gjatë viteve të fundit është bërë një nga krahinat më të goditura nga dhuna në zonën e dhunshme të Kaukazit Verior të Rusisë.

Militantët e sulmojnë policinë, myslimanët e moderuar dhe zyrtarët lokal çdo ditë me arsyetimin se ata duan që të krijojnë një shtet islamik në Rusinë jugore.
XS
SM
MD
LG