Ndërlidhjet

Spanja i kërkon falje Bolivisë


Austri - Aeroplani i presidentit të Bolivisë Evo Morales, i cili u detyrua të aterojë në aeroportin e Vjenës,
Austri - Aeroplani i presidentit të Bolivisë Evo Morales, i cili u detyrua të aterojë në aeroportin e Vjenës,
Spanja i ka kërkuar falje Bolivisë për incidentin e javës së kaluar, kur i ka ndaluar aeroplanit të presidentit bolivian Evo Morales që të kaloj përmes hapësirës ajrore spanjolle.

Spanja dhe qeveri tjera evropiane i bënë këtë ndalesë fluturakes së Morales, pas raporteve se Edward Snowden, i arratisur nga drejtësia amerikane, mund të gjendet në bord të këtij aeroplani.

Snowden i cili është në arrati tash e një muaj, megjithatë nuk gjendej në këtë fluturim.

Të hënën mbrëma, ambasadori i Spanjës në Bolivi, Angel Vasquez, i ka dorëzuar një kërkim falje zyrtare dhe një deklaratë për pendim autoriteteve boliviane.

Bolivia i është bashkuar Venezuelas dhe Nikaraguas, për t’i ofruar azil Snowden, i cili mbetet i ngujuar në zonën transitore të aeroportit Sheremetyevo të Moskës.

Aeroplani i presidentit Morales fluturonte prej Moskës për në Bolivi, dhe ishte i detyruar të ndalej në Vjenë për t’u kontrolluar para se të lejohej të vazhdon fluturimin.
XS
SM
MD
LG