Ndërlidhjet

logo-print

Meksiko - Kapet bosi i Zetas, Trevino Morales


Ilustrim

Ilustrim

Forcat ushtarake të Meksikos kanë arrestuar prijësin e kartelit të drogës Zetas, njoftojnë autoritetet.

Qeveria meksikane njoftoi se Miguel Angel Trevino Morales është zënë nga forcat e marinas në afërsi të Nuevo Laredo, një qytet në kufi me Shtetet e Bashkuara, dhe se ai po mbahet në paraburgim.

Zetas, që përbëhet nga ish-forca elitare ushtarake meksikane, konsiderohet si një prej grupeve më të tmerrshme dhe të fuqishme të krimit të organizuar në Meksiko, pasi njihen për prerje të kokave dhe varrje të kundërshtarëve.

Trevino Morales, që njihet si “Z-40” është gangsteri i profilit më të lartë të zënë nga autoritetet prej se presidenti i Meksikos Enrique Pena Nieto, mori detyrën në dhjetor.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar 5 milionë dollarë për informatat që do të çonin në kapjen e bosit të Zetas.
XS
SM
MD
LG