Ndërlidhjet

Putin kritikon ShBA-në për Snowden


Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin
Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin
Presidenti rus Vlladimir Putin ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për vënien në kurth të ish-kontraktorit amerikan Edward Snowden në aeroportin e Moskës.

Putin tha se Washingtoni ka vënë Snowden në grackë, pasi ka ushtruar presion ndaj shteteve tjera që të mos e strehojnë të arratisurin amerikan.

Megjithatë, presidenti rus nuk ka dhënë shenja nëse Moska zyrtare do t’i jep azil të përkohshëm Snowden.

Ish-kontaktori i Agjencisë të Sigurisë Kombëtare Amerikane (NSA) ka bërë të ditur se ka aplikuar për azil në Rusi, për të qendruar në këtë shtet, derisa të udhëtoj për në Amerikën Latine, ku tri shtete i kanë ofruar strehim.

Putin ka thënë paraprakisht se Rusia mund t’i jap azil politik Snowden, vetëm nëse ai ndal së zbardhuri dokumente dhe informata sekrete, që po dëmtojnë Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i Rusisë tha të hënën mbrëma se Snowden po tregon shenja se ka ndryshuar pozitën e tij, por se ajo mbetet ende e paqartë.

Snowden ka demaskuar një program të Shteteve të Bashkuara për mbikëqyrje masive të telefonatave dhe të dhënave të internetit, për miliona banorë brenda dhe jashtë Amerikës.
XS
SM
MD
LG