Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Arrestohen 255 pedofilë të dyshuar


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet amerikane thonë se kanë arrestuar 255 të dyshuar në Shtetet e Bashkuara dhe tetë shtete tjera në një operacion kundër pedofilëve të dyshuar.

Drejtori i forcave të emigracionit dhe doganave John Morton tha se “Operacion Gardian” kishte për cak njerëzit e përfshirë në abuzimin seksual të të miturve në internet, si dhe kundër njerëzve që posedojnë, prodhojnë apo këmbejnë video pornografike të fëmijëve.

Në një deklaratë për medie, Morton tha se 61 fëmijë, viktima të abuzimit seksual, janë shpëtuar gjatë këtij aksioni.

Shumica e të dyshuarve janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara.

Por arrestime pati edhe në Brazil, Kanada, Izrael, Meksiko, Filipine, Singapor, Korenë e Jugut dhe Tajlandë.

Sipas Morton, 17 të arrestuar mbanin pozita të privilegjuara në shoqëri, duke thënë se shtatë prej tyre ishin mësues dhe tre klerikë.
XS
SM
MD
LG