Ndërlidhjet

Panama: I kemi zënë armë lufte Koresë së Veriut


Panama - Kanali i Panamasë (Ilustrim)

Panama - Kanali i Panamasë (Ilustrim)

Presidenti i Panamasë thotë se autoritetet e atjeshme kanë ndaluar një anije që lundronte nën flamurin e Koresë së Veriut, dhe se gjatë kontrollit në të kanë zbuluar atë që quajti “pajisje të sofistikuara raketore”.

Kryetari i shtetit Rikardo Martinelli tha të hënën mbrëma se anija dhe ekuipazhi janë ndaluar dhe se po merren në pyetje.

Radio Panama, e ka cituar presidentin të ketë thënë se “bota duhet ulet dhe të merr shënim: askush nuk mund të transportoj armë të luftës përmes Kanalit të Panamasë”.

Pretendimet e presidentit se janë zbuluar pajisje raketore nuk është konfirmuar ende nga asnjë burim tjetër.

Martinelli tha se në momentin kur policia ka nisur kontrollin në anije, ekuipazhi ka treguar nervozitet, kurse kapiteni i anijes “u mundua të kryej vetëvrasje”.

Koreja e Veriut, e cila ka kryer testimin e tretë nuklear në muajin shkurt, përballet me një varg sanksionesh nga Kombet e Bashkuar, për shkak të aktiviteteve të saja me raketa balistike dhe ato bërthamore.
XS
SM
MD
LG