Ndërlidhjet

Zbulohet hënë e re e Jupiterit


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia hapësinore e Shteteve të Bashkura NASA, ka lajmëruar zbulimin e hënës së 14-të të Neptunit.

Zbulimi është bërë i ditur të hënën mbrëma.

Astronomi Mark Showalter nga Instituti SETI i Kalifornisë tha se ai gjeti hënën duke hulumtuar për një pikë të bardh, që shfaqej në mënyrë të përsëritur në mbi 150 fotografi të marra nga teleskopi Hobble Space ndërmjet të viteve 2004 dhe 2009.

Kjo hënë është më e vogla për nga masat ndonjëherë e zbuluar përreth planetit më të largët të sistemit diellor, dhe besohet të jetë rreth 19 kilometra në diametër.

Besohet se ajo sillet rreth e qark planit çdo 23 orë.

Showalter dhe kolegët e tij ende nuk kanë vendosur se çfarë emri t’i lënë kësaj hëne, por thekson se do të ndonjë emër nga mitologjia Greke apo romake.

Megjithatë, fjalën përfundimtare për emërimin e kësaj hëne të zbuluar, do ta ketë Unioni Ndërkombëtar Astronomik.

Jupiteri, që është planeti më i madh i sistemit diellor, ka 67 hëna.
XS
SM
MD
LG