Ndërlidhjet

HRW kritikon Afganistanin për Kodin Penal


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Organizata mbikqyrëse për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, i ka bërë thirrje parlamentit të Afganistanit që të hedhë poshtë rishikimin e propozuar të Kodit Penal që në mënyrë efektive heq mbrojtjen për gratë që janë viktima të dhunës në familje.

Organizata ka publikuar një deklaratë të martën duke thënë se drafti i ri i Kodit Penal do të detyrojë që viktimat dhe dëshmitarët të heshtin.

Propozimi për ndryshim ndalon marrjen në pyetje të të afërmve të pandehurit si dëshmitar kundër të akuzuarit.

Zyrtari i Human Rights Watch, Brad Adams ka thënë se kjo lëvizje do të ndalojë “ndjekjen penale të personave që rrahin, martojnë pa dëshirë apo edhe shesin femrat që i kanë të afërme të familjes”.

HRW vlerëson se drafti që po diskutohet nga dhoma e ulët e parlamentit të Afganistanit është përpjekja e fundit për të dobësuar mbrojtjen edhe ashtu jo-adekuate të femrave.
XS
SM
MD
LG