Ndërlidhjet

Sërish shpërthen dhuna në Kajro


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Së paku shtatë persona janë vrarë gjatë natës gjatë përleshjeve ndërmjet policisë dhe përkrahësëve të presidentit të rrëzuar, Muhammad Morsi.

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë ka thënë të martën se mbi 260 persona janë lënduar për shkak të dhunës që ka shpërthyer mbrëmjen e së hënës.

Khaled el-Khateib ka thënë se përleshjet kanë vazhduar edhe mëngjesin e së martës në shumë pjesë të kryeqytetit, Kajro.

Muhammad Sultan, udhëheqësi i shërbimeve të emergjencës në kryeqytet i ka thënë agjencisë së lajmeve, Reuters se dy persona janë vrarë në një urë në qendër të Kajros dhe pesë të tjerë në qarkun e Gizës.

Mijëra përkrahës të “Vëllazërisë Myslimane” po protestojnë duke kërkuar ri-kthimin e Morsit si President.

Atë e rrëzoi ushtria nga pushteti më 3 korrik, disa ditë pas protestave masive të opozitës.

Të hënën, Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit, William Burns, ka biseduar me qeverinë e përkohshme të Egjipti dhe udhëheqësit e ushtrisë.
XS
SM
MD
LG