Ndërlidhjet

Tre viktima në sulmet e fundit në Afganistan


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një ushtar i NATO-s dhe dy afganë janë vrarë në dy sulme të ndara në pjesën lindore të Afganistanit.

Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë që udhëhiqet nga NATO ka njoftuar se një nga ushtarët e saj është vrarë në “sulm të drejtpërdrejt me armë zjarri në Afganistanin lindor”, të martën.

NATO nuk ka ofruar detaje të tjera rreth sulmit apo kombësisë së ushtarit.

Gjithashtu të martën, zëdhënësi i policisë në krahinën e Nangarhar, Hazrat Hussain, ka thënë se një oficer policor afgan dhe një agjent i shërbimit të inteligjencës janë vrarë pasi një biçikletë e pajisur me eksploziv është shpërthyer nga distanca në pjesën periferike të kryqytetit krahinor, Xhalabad.

Mirëpo, zëdhënësi i qeverisë krahinore, Ahmad Zia Abdulzai, ka thënë se sulmi ka vrarë dy civilë.

Askush ende nuk e ka marrë përsipër sulmin.
XS
SM
MD
LG