Ndërlidhjet

Zbulohet hëna e re e Neptunit


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka njoftuar se ka zbuluar hënën e 14-të të Neptunit.

Zbulimi është bërë publik të hënën.

Astronomi, Mark Showalter nga institute, SETI i shtetit të Kalifornisë, ka thënë se ai e ka gjetur hënën duke e ndjekur një pikë të bardhë që paraqitej rregullisht në më shumë se 150 fotografi të realizuara nga Teleskopi Hapësinor “Hubble” në mes viteve 2004 dhe 2009.

Hëna është më e vogla që ndonjëherë është zbuluar rreth sistemit solar të planetit më të largët, masa e të cilit është 19 kilometra në diametër.

Besohet se rrotullohet rreth planetit një herë në 23 orë.

Showalter dhe kolegët e tij ende po diskutojnë se çfarë emri të propozojnë për hënën e zbuluar nga ta, por ai thotë se patjetër do të propozojnë diçka nga mitologjia greke apo romake.

Unioni Ndërkombëtar Astronomik duhet të jap miratimin përfundimtar për emrin.

Jupiteri, planeti më i madh i sistemit solar, ka 67 hëna.
XS
SM
MD
LG