Ndërlidhjet

Austria do t'i dënojë azil kërkuesit ilegal me 7500 euro


Ministrja per integrim në BE, Vlora Citaku flet para gazetarëve pas takimit me ambasadorin austriak në Prishtinë, Johan Brieger, 16 Korrik 2013

Ministrja per integrim në BE, Vlora Citaku flet para gazetarëve pas takimit me ambasadorin austriak në Prishtinë, Johan Brieger, 16 Korrik 2013

Kushdo që hyn ilegalisht në Austri mund të gjobitet deri me 7500 euro dhe do t’i ndalohet hyrja në zonën shengen për së paku 18 muaj, edhe nëse herën e dytë tentohet të udhëtohet legalisht.

Kështu ju ka thënë gazetarëve ambasadori austriak në Prishtinë, Johan Brieger, pas takimit me Ministren për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku.

“Procedurat për azil do të trajtohen brenda një jave dhe dhe vendimet do të jenë negative, që do të thotë se kthimi mbrapa do të jetë i menjëhershëm dhe refuzimi për një udhëtim të ri në mënyrë të rregullt do të vlejë për 18 muaj por edhe mund të shqipothen edhe masa më afatgjate të ndalimit të hyrjes për tërë zonën e shengenit, por edhe do të pasoj gjoba monetare që kapë vlerën deri në 7.500 euro”.

Ndërkaq ministrja Çitaku ka njoftuar se i ka kërkuar edhe EULEX-it që të bëhet bashkë me policinë dhe prokurorinë kosovare për të luftuar rrjetet kriminale që po mundësojnë dërgimin ilegal të kosovarëve në perëndim.

Ministrja Çitaku e ka pranuar se numri i azilkërkuesve është shtuar për shkak të gjendjës së rëndë të shumë qytetarëve të Kosovës. Një tjetër arsye pse numri i azil kërkuesve në vendet e perëndimit është rritur sipas Vlora Çitakut është edhe arritja e marrëveshjes për lëvizje të lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Migrim ilegal në rritje pritet të ndikojë edhe në statistikat e EUROSTAT-it, pasi ky i fundit kohë më parë kishte raportuar rënie të numrit të azil kërkuesve kosovar në vendet e BE-së.

Para pak ditësh janë ri-atdhesuar 18 kosovarë nga Austria, ndërsa në ditët në vijim pritet të kthehen edhe azil kërkues të tjerë.
XS
SM
MD
LG