Ndërlidhjet

Rusi: Konfirmohet zyrtarisht kërkesa për azil e Snowden


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Udhëheqësi i Shërbimit Federal Rus për Migracion e ka konfirmuar se ish kontraktori i shërbimeve të inteligjencës së SHBA-ve, Eduard Snowden, ka kërkuar azil të përkohshëm në Rusi.

Konstantin Romodanovsky ka thënë se aplikacioni i Snowden do të merr përgjigje brenda një periudhe prej tre muajsh pasi kështu thotë ligji.

Një nga zëdhënësit e Kremlinit ka thënë se vendimi nuk i takon presidentit rus, Vladimir Putin.

Snowden, i cili ka zbuluar sekrete të shërbimeve të inteligjencës amerikane, ka qenë duke jetuar në zonën tranzite të aeroportit të Moskës, Sheremetyevo.

Në këtë aeroport ai ka shkuar nga Hong Kongu më 23 qershor.

Të premten, pas takimit me aktivistë të të drejtave të njeriut në Rusi, Snowden ka thënë ai planifikonte që të kërkonte statusin e refugjatit të përkohshëm në Rusi.
XS
SM
MD
LG